Të martën dhe të mërkurën janë luajtur takimet e vlefshme për turin e parë së Kupës së Shqipërisë, të vendosur nga një takim i vetëm, duke përcaktuar edhe 16 skuadrat që kalojnë më tej nga ky tur i veprimtarisë së dytë të futbollit në vend. Siç dihet formula e këtij viti favorizon skuadrat që u renditën në 8 vendet e para të Kategorisë Superiore sezonin e shkuar, të cilat futen në lojë në turin e 3-të, apo thënë ndryshe në turin e 16-shes.
Dy takimet e para të turit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë u luajtën të martën dhe AF Elbasani është kualifikuar, pasi mundi Besëlidhjen, ashtu siç bëri edhe Flamurtari, që mposhti AF Elbasanin në takimin pamje të të cilës na përcjell kjo kronikë. Ndërkaq, të mërkurën, biletën për më tej e kanë siguruar edhe Besa, Bylisi, Dinamo, Luzi 2008 dhe Oriku, që nuk gabuan në fushën e tyre, duke mposhtur përkatësisht Sopotin, Naftëtarin, Murlanin, Ilirinë e Fushë-Krujës, Butrintin dhe Pogradecin.
Nuk kanë gabuar në fushën e tyre as Korabi, Kastrioti, Lushnja, Tomori dhe Turbina e Cërrikut, që mposhtën përkatësisht Devollin, Shkumbinin, Labërinë dhe Shënkollin, por ka gabuar Tërbuni, që u mund 2-4 nga Vora dhe u eliminua. Burreli ka patur nevojë për goditjet e 11-metërshve, ku fitoi 5-4, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 përballë Valbonës, kurse Skënderbeu fitoi në tavolinë ndaj Delvinës.
Kështu, janë njohur edhe çiftet e turit të dytë dhe ato janë Bylis-Vora, Kastrioti-Elbasani, Skënderbeu-Turbina, Dinamo-Oriku, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.
Kupa e Shqipërisë
Turi i parë:
17.10.2023
Besëlidhja 0-3 AF Elbasani
Flamurtari 2-0 AF Luftëtari
18.10.2023
Besa 3-2 Sopoti
Apolonia 4-0 Naftëtari
Bylis 4-1 KF Murlani
Dinamo 3-0 Iliria Fushë-Krujë
Luzi 2008 3-2 Butrinti
Oriku 2-0 Pogradeci
Kupa e Shqipërisë
Turi i parë:
18.10.2023
Korabi 4-0 Devolli
Burreli 1-1 (5-4) Valbona
Kastrioti 3-2 Shkumbini
Lushnja 3-0 Labëria FC
Skënderbeu 3-0 Delvina
Tërbuni 2-4 FK Vora
Tomori 1-0 FK Shënkolli
Turbina Cërrik 4-0 Veleçiku Koplik
Kupa e Shqipërisë
Shorti i turit të dytë
BYLIS - VORA
KASTRIOTI - ELBASANI
SKËNDERBEU - TURBINA
DINAMO - ORIKU
FLAMURTARI - BURRELI
TOMORI - LUSHNJA
KORABI - BESA
APOLONIA - LUZI 2008