RTSH Sport Live

Twente fiton më shumë nga birra sesa nga lojtarët

  • 30/11/2023
  • |
  • Futboll Bota
Twente fiton më shumë nga birra sesa nga lojtarët
Nga kateringu i birrës, që shitet në shkallët e stadiumit kur luan skuadra, klubi ka fituar 10.5 milionë euro. Shumë më tepër se sa shitja e lojtarëve gjatë merkatos së verës, kur shuma arriti në 6.5 milionë euro.

Twente, një klub nga qyteti holandez i Enschede. Ai aktualisht ndodhet në vendin e katërt në  Eredivisie. Por fakti për të cilin por flitet aq shumë për këtë skuadër është se klubi holandez fiton më shumë nga birra sesa nga shitja e lojtarëve.

Kështu del të paktën nga raporti financiar për sezonin 2022/23. Falë kateringut, pra birrës që shitet për tifozët në stadium, gjatë ndeshjeve që luan Twente, u grumbulluan 10.5 milionë euro, ndërsa shitja e lojtarëve gjatë merkatos solli gati 6.5 milionë euro.

Klubi i Eredivises i mbylli pasqyrat financiare me  një fitim neto prej pesë milionë euro. Por një tjetër burim i të ardhurave ishte edhe shitja e biletave për ndeshjet e Kupës së Holandës dhe kualifikueset e Ligës së Konferencës.