Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është gjobitur me një total prej 61,000 eurosh nga UEFA për incidentet në ndeshjen në Ligën e Kombeve me Rumaninë muajin e kaluar.
FFK është paralajmëruar edhe për shkelje të obligimeve lidhur me aktivitetet mediatike.
Kur palët u takuan për herë të fundit gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2024 në 2023, UEFA sanksionoi Federatën Rumune të Futbollit (FRF) për thirrjet pro Serbisë nga mbështetësit.
Vendimi i UEFA-s:
- Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 10 mijë euro për pushtimin e fushës së lojës.
- Të gjobitet Federata e Futbollit të Kosovës me 22.000 euro për hedhjen e sendeve.
- Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
- Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 15,000 euro për shkak të shqetësimeve gjatë himnit kombëtar.
- Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 8000 euro për bllokim të rrugëve publike.
- Të paralajmërojë Federatën e Futbollit të Kosovës për shkeljen e obligimeve të saj lidhur me aktivitetet mediatike.