RTSH Sport Live

UEFA dënon Egnatian

  • 22/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
UEFA dënon Egnatian
Rrogozhinasit duhet të paguajnë një gjobë prej 10 mijë eurosh

Egnatia e pëson për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen e turit të parë të Champions League kundër boshnjakëve të Borac. UEFA ka vendosur të gjobisë me një shumë prej 10 mijë eurosh klubin rrogozhinas për shkak “të sjelljes diskriminuese të tifozëve”.

Gjithashtu, është dhënë dënimi për mbylljen e stadiumit në ndeshjen e radhës si pritëse. Ky vendim është i pezulluar dhe do të hyjë në fuqi vetëm nëse incidentet përsëriten brenda një periudhë 2-vjeçare.