RTSH Sport Live

UEFA EUROPA LEAGUE, LILLE - MILAN NË RTSH

  • 26/11/2020
  • |
  • UEFA Europa League
UEFA EUROPA LEAGUE, LILLE - MILAN NË RTSH
Sot Milanit i mungon lojtari kryesor Zllatan Ibrahimoviç

Sot luhet java e 4-t e UEFA Europa League. RTSH ka përzgjedhur si ndeshje për të transmetuar përballjen e Grupit H, mes Lille dhe Milanit. Ndeshja që luhet në “Stade Pierre-Mauroy” në orën 18.55 pritet të jetë përballja që do të vendos se cila prej skuadrave do të jetë koka e grupit H. në fakt, Lille ka fituar në 5 nëntor në Milano me rezultatin e thellë 0-3, por nëse italianët fitojnë sot, i kalojnë në renditje francezët. Sfida pritet me interes edhe në Shqipëri duke ditur se ka shumë tifozë të ekipit të MIlanit dhe prandaj kjo është një sfidë që do të transmetohet në RTSH 1 HD në orën 18.55. Gjithë golat e ndeshjeve të tjera në kohë reale do të transmetohen në RTSH Sport sin ë orën 18.55 ashtu edhe në orën 21.00. RTSH transmeton edhe emisionin si përpara ashtu edhe pas ndeshjeve të orës 18.55. Në orën 18.25 nis “Studio Europe League” me Alban Hasnin, Arbër Abilaliaj dhe Alban Tafajin. Lajmet e fundit dhe analiza e ndeshjeve që do të nisin, por edhe post-ndeshjet.