RTSH Sport Live

UEFA nuk toleron, 5 mijë euro gjobë Shqipërisë

  • 11/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
UEFA nuk toleron, 5 mijë euro gjobë Shqipërisë

Përfaqësuesja kuqezi, krahas fitores së fundit në Ligën e Kombeve, atë me Bjellorusinë, ka marrë dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA. Gjithçka ka ardhur si shkak i mosrespektimit të rregullave nga ana e organizatorëve, që në këtë rast ishte Shqipëria.

Është konstatuar se janë bërë gabime përsa i përket akreditimeve, nuk janë respektuar rregullat organizative dhe mjekësore për mbarëvajtjen e sfidës me përfaqësuesen e Bjellorusisë.

Ndërkohë, gjobës nuk i ka shpëtuar dhe përfaqësuesja e Bjellorusisë, për shkak të sjelljes së gabuar të lojtarëve të saj në fundin e ndeshjes në “Air Albania”. Masa ndëshkimore e dhënë, duhet të shlyhet brenda 90 ditëve, duke nisur nga moment i shpalljes së vendimit.