RTSH Sport Live

UEFA, procedim disiplinor ndaj Rodri dhe Morata

  • 23/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
UEFA, procedim disiplinor ndaj Rodri dhe Morata
Akuzat kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme të sjelljes, shkeljen e rregullave themelore

UEFA ka nisur procedimin disiplinor ndaj Rodri dhe Álvaro Morata për sjelljen e tyre gjatë festës së fitores për Kampionatin Evropian 2024 në Madrid më 15 korrik. Në veçanti, sulmuesi i ri i Milanit dhe mesfushori i Manchester City kënduan "Gjibraltari është spanjoll" si tallje ndaj kundërshtarëve anglezë që u mundën në finale.

Akuzat ndaj Rodrit dhe Moratas – lexohet në një shënim të UEFA - kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme të sjelljes, shkeljen e rregullave themelore të sjelljes, përdorimin e ngjarjeve sportive për ngjarje jo sportive, diskreditimin e sportit të futbollit dhe në veçanti UEFA. Organi disiplinor, i etikës dhe kontrollit i UEFA-s do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.