RTSH Sport Live

Uellsi, Bejl: Mund t'i bëjmë keq Italisë

  • 19/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Uellsi, Bejl: Mund t'i bëjmë keq Italisë
Sulmuesi i Uellsit ka komentuar ndeshjen e radhës në Euro 2020, atë me skuadrën e Mançinit

Gareth Bale, sulmuesi i Uellsit, foli në këtë mënyrë në prag të ndeshjes kundër Italisë: “Do të jetë një sfidë e madhe, është gjithmonë e vështirë të përballesh me ta. Ne duhet të përgatitemi mirë dhe të japim gjithçka në fushë. Duam të fitojmë, do të përpiqemi të marrim tri pikë, nuk do të luajmë për të barazuar. Ne kemi një plan loje që besojmë se mund të dëmtojë italianët. Ka një mirëkuptim të shkëlqyer me Ramsey, ai është një lojtar i rëndësishëm”.

“ Në rast penalltie? Trajneri vendos por unë jam gati ta gjuaj. Fitorja do të ishte një moment krenarie dhe një rrugë  në raundin e dytë. Ne nuk mendojmë shumë, se ku duam të shkojmë, si në vitin 2016 duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshja. Mancini tha se Uellsi është si Stoke? Nuk mendoja se Stoke ishte aq e fortë ”.

ANCELOTTI - "Nuk kam zgjidhje tjetër, ai do të jetë trajneri i ri dhe unë jam një lojtar i Real Madrid. Mund të them vetëm se kam një marrëdhënie të mirë me të dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha te Real Madrid".