RTSH Sport Live

UFC, Dana Uajt paralajmëron rikthimin në oktagon të MekGregor

  • 15/04/2024
  • |
  • Evente Sportive
UFC, Dana Uajt paralajmëron rikthimin në oktagon të MekGregor

Numri një i “UFC”-së ka dhënë lajmin e bujshëm. Dana Uajt ka bërë me dije se Konor MekGregor do të rikthehet në oktagon për të sfiduar Majkëll Çendlërin.

Dueli, me pesë raunde, do të mbahet në Nju Xhërsi më 29 qershor ndërsa Uajt ka vlerësuar atletin irlandez për guximin e treguar. “Dëmtimi i tij ka qenë i tmerrshëm. Të mendosh rikthimin në oktagon pas asaj që i ndodhi tri vite më parë është për tu admiruar”, tha Uajt.