RTSH Sport Live

Union Berlin fiton dhe merr kreun, goleadë e Dortmundit

  • 04/02/2023
  • |
  • Gjermani
Union Berlin fiton dhe merr kreun, goleadë e Dortmundit
Skuadra kryeqytetase triumfoi 2-1 ndaj Mainzit dhe u ngjit në krye të klasifikimit, në pritje të Bayernit

Union Berlin mundi 2-1 Mainz dhe fluturoi në krye të tabelës, duke pritur Bayernin. Në pjesën e parë, një ndeshje mjaft e ekuilibruar, me vendasit që mbajnë më shumë posedimin e topit dhe duke u treguar më këmbëngulës rreth Dahmenit. Në minutën e 32-të skuadra e Fischer zhbllokoi ndeshjen, me një të  djathtë të Behrens pas një asistimi të Seguin. Mbyllet pjesa e parë 1-0. Megjithatë, miqtë dalin më të motivuar nga dhomat e zhveshjes, të cilët fillojnë të menaxhojnë topin më shumë dhe gjejnë golin e barazimit në minutën e 78-të: Ingvartsen konverton penalltinë nga pika e bardhë, e dhënë pas rishikimit nga VAR. Skuadra vendase reagon menjëherë dhe arrin të gjejë golin e fitores në minutën e 84-të, falë një gjuajtjeje të zëvendësuesit Siebatcheu. Përfundon 2-1, me Unionin që ngjitet në 39 pikë. Mainz mbetet në 23 pikë.

Për titull është edhe Borussia Dortmund, që mposht Freiburgun 5-1. Ndeshja filloi të shkojë drejt ngjyrave verdhezi duke filluar nga minuta e 17-të, me miqtë që mbetën me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Sildillia-s (dy kartona të verdhë në tre minuta). Në minutën e 25-të, BVB kaloi në epërsi përmes Schlotterbeck. Gjithçka dukej se po shkonte drejt greminës për vendasit, por në fund të pjesës së parë(46') Holer barazoi me një goditje të bukur pas një rrëmuje të dyfishtë nga çifti qendror i Dortmundit.

Në fillim të pjesës së dytë, Borussia hodhi hapin e madh, duke shënuar një dy radhazi. Fillimisht 2-1 i Adeyemi, në minutën e 48-të pas një shkëmbimi me Bellingham, më pas në minutën e 51-të goli i 3-1 me kokë i Haller, i vlerësuar shumë nga të gjithë në Sigal Iduna Park. Vendasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe thelluan rezultatin, fillimisht (69') me goditjen e fuqishme dhe precize të Brandt nga jashtë zonës, më pas (83') me përfundimin e zëvendësuesit Reyna, i cili firmosi 5-1 përfundimtar. Borussia ngjitet në 37 pikë në renditje, Freiburg mbetet në 34.