RTSH Sport Live

Uzuni shou, gjashtë gola në një ndeshje

  • 20/09/2021
  • |
  • Kombëtarja
Uzuni shou, gjashtë gola në një ndeshje
Në raundin e tretë të Kupës së Hungarisë, Ferencváros fitoi 9-0 ndaj Hatvan

Ferencváros iu bashkua kompeticionit të Kupës së Hungarisë në raundin e 3 -të këtë vit. Të dielën luajti përballë FC Hatvan, duke fituar me rezultatin e thellë 9-0.  Kjo sfidë ishte një shou i vërtetë për sulmuesin, Myrto Uzuni, i cili arriti të shënojë gjashtë gola.

Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, Ferencvaros arriti të shënojë vetëm dy herë, të dy golat mbajnë firmën e sulmuesit kuqezi. Në pjesën e dytë ishte tjetër histori, u shënuan dhe shtatë gola, katër prej të cilëve nga Uzuni.

Lojtari i fundit që shënoi gjashtë herë brenda një ndeshje ishte ikona e klubit dhe fituesi i Topit të Artë, Flórián Albert. E arriti këtë rekord më 11 dhjetor 1960 kundër Debrecen.

FC Hatvan-Ferencvaros 0-9 (0-2)

Shënuesit: Uzuni (34., 40., 50., 59., 77., 82.), Gera (70.), Gavric (74.), Loncar (86.)