Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Çezenës në Serinë C italiane, duke shënuar gola të rëndësishëm javë pas jave.
Sulmuesi shqiptar, që është pjesë e kombëtares kuqezi Under 21, ka shënuar golin e fitores në sfidën e fundit në kampionat, ku Çezena mposhti 1-0 Fermanën në shtëpi.
Ky ishte goli i 14-të sezonal për Shpendin në kampionat në 20 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Paraqitjet shumë të mira të bomberit kanë rënë në sy të disa klubeve të njohura italiane, që synojnë ta bëjnë të vetin sulmuesin e talentuar.