RTSH Sport Live

Veratti, një largim pas më shumë se një dekade?

  • 16/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Veratti, një largim pas më shumë se një dekade?
Kriset marrëdhënia me PSG-në, Juventus monitoron situatën

Më shumë se një dekadë që luan për ekipin francez e mban veshur fanellën e PSG-së bëhet fjalë pikërisht për Marco Verratti i cili  mund të largohet nga Paris Saint Germain pas 12 viteve qëndrim në kryeqytetin francez.

Mesfushori italian është një nga lojtarët kryesor të parisienëve që nga ajo kohe, por kohët e fundit marrëdhënia e tij me PSG-në është ftohur. Marrëdhënia e Marco Verrati me klubin francez ka filluar të kriset në javet e fundit dhe kjo për shkak të gabimit që bëri ndaj Bayern-it në Ligen e Kampionëve. Të paktën këto janë raportimet më të fundit nga mediat në Francë.

Verratti është i zhgënjyer nga kritikat e mëdha që ka marrë nga tifozët, derisa askush nga klubi nuk ka dalë ta mbrojë atë. Calciomercato ka raportuar se Juventusi po mundohet ta shfrytqzojq këtë situatë dhe ta rikthej mesfushorin në futbollin italian.

30-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2026, por Zonja e Vjetër do të tentojë transferimin e tij në këtë verë pasi mesfushori është një nga dëshirat kryesore të Massimiliano Allegrit që duket se dhe ai do të bëjë shumë ndryshime në skuadër nëse i besohet stoli i Juves sezonin e ardhshëm.

Mbetët të shihet nëse do të rregullohen raportet mes klubit dhe lojtarit, apo Verratti do të largohet nga “Parc de Princes” pas 12 viteve qëndrimi në kampin francez. S.M.