RTSH Sport Live

Verstapen-Hamilton, akti final

  • 11/12/2021
  • |
  • Evente Sportive
Verstapen-Hamilton, akti final
Verstapen-Hamilton, akti final

300 km për të përcaktuar gjithçka për sezonin 2021 të Formula 1. Kampioni i Botës në fuqi, Luis Hemilton, në kërkim të trofeut të tetë, përballë rivalit të ri, Maks Verstapen, i cili synon titullin e tij të parë kampion. Pas 21 garash dhe një udhëtimi 10 mujor, titulli do të vendoset në shfaqjen e fundit sezone, në garën e Abu Dabit, skenari i një prej sezoneve më të luftuar dhe më argëtues të viteve të fundit.

Dy rivalët ndahen në rënditjen botërore vetëm nga numri më i shumtë i fitoreve të holandezit, ndërsa gjëndja e pikëve është në barazim absolut dhe ai që arrin i pari vijën e mbërritjes pas 55 xhirosh do të jetë edhe kampioni i botës për këtë sezon. Verstapen e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer fundjavën, me vendin e parë në kualifikuese, por mund të jetë edhe thjesht një flakë kashte.

Një strategji ndryshe në krahasim me britanikun, i cili do të niset nga radha e parë përkrah Verstapen, por me një gomë më të fortë dhe kjo mund të bëj diferencën gjatë zhvillimit të garës nën dritën e prozhektorëve. Takimi me historinë është i vendosur, të gjithë sytë nga Abu Dabi nëpërmjet RTSH-s, të dielën në orën 14:00, për të ndjekur spektaklin e madhe dhe të shumëpritur të Formula Një për aktin final të këtij sezoni.