RTSH Sport Live

Verstappen i pandalshëm, “Pole Position” edhe në Australi

  • 23/03/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Verstappen i pandalshëm, “Pole Position” edhe në Australi

Max Verstappen do të niset i pari në Melburn, pasi ka arritur të sigurojë “pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1.

Piloti holandez, i cili mbylli seancën kualifikuese me një kohë rekord 1:15.915, do të startojë nga vendi i parë në pistën në Albert Park të Melburnit përpara Ferrarit të Carlos Sainz, me rreshtin e dytë të hapur nga Red Bull tjetër i Sergio Perez, që ndiqet nga McLaren e Lando Norris.

Max Verstappen-it, i cili mori “pole position” e tretë radhazi në Melburn përpara Carlos Sainz, i dyti më pak se dy javë pas operacionit të tij të apendiksit. Perez u rendit i treti, por i penalizuar për pengim: do të startojë i 6-ti. Leclerc rimerr një pozicion dhe do të nisë nga vendi i 4-të.