RTSH Sport Live

Verstappen i pari në Bahrein, e ndjek  Leclerc!

  • 01/03/2024
  • |
  • Formula 1
Verstappen i pari në Bahrein, e ndjek  Leclerc!
Menjëherë përpara kampioni holandez, i ndjekur nga piloti i Ferrarit. Russell i treti përpara Sainz

Formula 1 vazhdon aty ku e la, me Max Verstappen ende piloti që duhet mposhtur. Holandezi merr pole position e parë të sezonit në 1:29.179. Pas tij është Charles Leclerc me +0.228, i cili do të nisë nga rreshti i parë dhe do të sfidojë pilotin e Red Bull në kthesën e parë. Russell i treti përpara Sainz, pastaj Perez, Alonso, Norris, Piastri, Hamilton dhe në fund Hulkenberg për të mbyllur top 10.

Pas garës piloti i Red Bull ka deklaruar:  “Morëm drejtimin e duhur dhe ia dolëm, makina shkoi siç prisnim. Në garë do të jemi të gjithë afër, duket se jemi në formë të mirë, por nesër do të shohim. Unë kam besim se ne mund të bëjmë një garë të fortë”.

Mund të jetë një imazh i teksti