RTSH Sport Live

Villarreal fiton duelin e parë, por… Arsenali ka shpresa

  • 29/04/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Villarreal fiton duelin e parë, por… Arsenali ka shpresa
“Nëndetësja e Verdhë”  fitoi 2-1 në Spanjë: vendosën Trigueros dhe Albiol,  penalltia e Pépé i mban gjallë Topçinjtë në funksion të ndeshjes së kthimit

Asnjë verdikt përfundimtar pas 90 minutave të para në Spanjë: Villarreal fitoi gjysmëfinalen e parë duke mposhtur Arsenalin 2-1, por gjithçka është ende e hapur për kualifikimin në finalen e Europa League. Në pritje të kthimit në Emirates, megjithatë, një revancë e vogël arrin për Unai Emery, në gjendje të arrijë në aktin e fundit në Baku në stolin e Topçinjve, i mundur 4-1 nga Chelsea i Sarri dhe me trajnerin spanjoll të shkarkuar në nëntor .

Në Estadio de la Ceramica, “Nëndetësja e Verdhë” kaloi pas vetëm 5 minutash në avantazh: Chukwueze  i shërbeu Trigueros, i cili u tregua i saktë me një diagonale të djathtë. Londinezët u përpoqën të reagojnë në minutën e 25-të, me Saka, por katër minuta më vonë janë spanjollët që  dyfishojnë. Është Raul Albiol që ka firmosur për 2-0.

Në pjesën e dytë, situata për miqtë u përkeqësua akoma më shumë, sepse në minutën e 57-të Ceballos bën një faull ndaj Parejo dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin e tij në dhjetë. Pavarësisht inferioritetit numerik,  Arsenali arriti të ngushtojë hendekun falë portierit Leno, autor i një mrekullie ndaj Gerard Moreno, dhe Pépé, i cili shënoi nga pika e penalltisë, të dhënë për një faull nga Trigueros ndaj  Saka, 2-1 dhe mund të thuhet se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.