RTSH Sport Live

Vinicius: Donim të fitonim, por Champions kështu është

  • 30/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Vinicius: Donim të fitonim, por Champions kështu është
"Niveli i konkurrencës është shumë i lartë, prandaj duhet të realizojmë çdo mundësi”

Sulmuesi i Real Madridit, Vicinius, komentoi barazimin 2-2 ndaj Bayern-it, i cili erdhi falë dopietës së tij: “Ne dolëm në fushë me synimin për të fituar ndeshjen, por e dimë që Liga e Kampionëve është kështu. Ju nuk mund t'u jepni asgjë kundërshtarëve tuaj, përndryshe ata do t'ju ndëshkojnë”.

Asi brazilian vazhdoi: "Niveli i konkurrencës është shumë i lartë, prandaj duhet të realizojmë çdo mundësi edhe nëse nuk është e lehtë. Tani duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mendojmë për rikthimin javën e ardhshme, e dimë që mundemi. Llogarisni te tifozët tanë dhe shtytja e Bernabeut”.