RTSH Sport Live

Vinicius larg Realit? 3 klube janë të gatshme të mbulojnë në ar brazilianin

  • 04/04/2024
  • |
  • Spanjë
Vinicius larg Realit? 3 klube janë të gatshme të mbulojnë në ar brazilianin

A mund të jetë e ardhmja e Vinicius larg Realit të Madridit? Sipas El Debate, ardhja e afërt e Kylian Mbappé në Madrid mund ta detyrojë brazilianin të largohet nga Reali: Liverpool, Chelsea dhe PSG tashmë i kanë vënë syrin yllit të Realit dhe të 3 klubet do të ishin të gatshëm të paguanin 200 milionë për të siguruar kontratën e lojtarit.

Vinicius gjithashtu e ka bërë të qartë se është i lodhur duke luajtur në Spanjë për shkak të mungesës së mbrojtjes së gjyqtarëve dhe sulmeve të vazhdueshme raciste të cilave ai u nënshtrohet pa marrë masa për t'i dhënë fund, pa harruar ankesat e shumta që nuk kanë sjellë asnjë ndryshim.

Deri më sot ka 18 raportime për sjellje raciste kundër tij, po pa u dhënë asnjë dënim. Një situatë që po e çon në ekstren dhe largimi nga Reali nuk është më diçka e pamundur.