RTSH Sport Live

Vlahovic dhe Morata nuk mjaftojnë, Milinkoviç-Savic blindon Europa League

  • 16/05/2022
  • |
  • Itali
Vlahovic dhe Morata nuk mjaftojnë, Milinkoviç-Savic blindon Europa League
Vlahovic dhe Morata udhëheqin Juven, më pas Lacio rikuperon falë autogolit të Alex Sandro dhe serbit në minutën e 95-të

Barazim në ekstrem në Stadiumin mes Juves dhe Lazios. Në ndeshjen e javës së 37-të të Serisë A mes skuadrës së Allegrit dhe të Sarrit përfundon 2-2 me bardhekaltërit që sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europa League. Në Torino, bardhezinjtë zhbllokuan gjithçka me një goditje me kokë të Vlahovic (10'), më pas dyfishuan me një magji të Moratas (36'). Në pjesën e dytë, bardhekaltërit reaguan dhe rikthyen gjithçka në barazpeshë falë autogolit të Alex Sandro (51') dhe golit në shtesë nga Milinkovic-Savic (95'). Ovacione për Chiellini dhe Dybala në ndeshjen e tyre të fundit me Juventusin në Stadium.

Në stadium është një mbrëmje festive për të gjithë. Për Chiellinin dhe Dybalan, të dy në paraqitjen e tyre të fundit me fanellën bardhezi para tifozëve të tyre dhe të pushtuar nga duartrokitjet, dhe për Maurizio Sarrin, tashmë i sigurt për pjesëmarrjen në Europa League falë një goditje në momentet e fundit. Një barazim që të jep emocione deri në fund dhe rezultat i një gare të dyanshme. Në pjesën e parë, bardhezinjtë luajnë ndeshjen dhe godasin dy herë objektivin. Në pjesën e dytë, është Lazio që shtyu dhe e ktheu ndeshjen në barazim në rikuperim, duke përfituar nga qëndrimi tepër i butë dhe pasiv i Juventusit.