Vllaznia ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-1 Teutën në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores. Pas një fillimi me një ritëm nën mesataren, kuqeblutë arritë në gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 26-të me anë të Grudës. Fillimisht u anullua për një pozicion jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR, goli u konsiderua i rregullt.
Durrsakët arritën të gjejnë golin e barazimit në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 72-të me anë të Arifit, i cili mposhti portierin Qarri me një gjuajtje me kokë. Megjithatë, shkodranët reaguan edhe njëherë duke shënuar golin e fitores në minutën e 83-të. Ishte Çoba, i aktivizuar në minutën e 82-të, që në kontaktin e parë me topin, e dërgon atë në rrjetë.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 37 pikëve, aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.
VLLAZNIA-TEUTA 2-1
Golat: Gruda 26′, Çoba 83′ / Arifi 72′
Mbyllet sfida në “Loro Boriçi”, Vllaznia fiton 2-1 përballë Teutës
83’ – Çoba ka rikthyer avantazhin në “Loro Boriçi”. Pas një kundërsulmi të shpejtë, sulmuesi i aktivizuar si zëvendësues ka mposhtur portierin Vata.
72’ – Teuta ka arritur të vendosë barazpeshën, Arifi me kokë ka arritur të mposhtë Qarrin të pasigurtë.
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
38’ – Mundësi e mirë për Teutën me një aksion nga e majta e sulmit, me Qarrin që neutralizon gjithçka me ndërhyrjen e tij, ndërkohë që Daci ishte i vetëm në zonë për të vepruar.
26’ – Gruda ka arritur të kalojë shkodranët në avantazh pas ekzekutimit të një goditje dënimi dhe një skeme në limitet e pocicionit jashtë loje, që kërkoi dhe verifikimin e VAR për të konsideruar gjithçka të rregullt.
Ka nisur sfida në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores
VLLAZNIA-TEUTA
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani
TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Gjinollari, Arifi, Peposhi, Çyrbja, Daci.
Trajner: Edi Martini