Të shtunën në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Teutën e Durrësit. Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe Teutës, Alsid Tafili beson tek fitorja e shkodranëve por kërkon që të besuarit e trajnerit Bërdariç të mos e nënvlerësojë kundërshtarin.
Pas ndeshjeve të ekipit kombëtar këtë fundjavë rikthehet superliga shqiptare ku Vllaznia pret diten e shtunë në “Loro Boriçi” Teutën e Durrësit. Një ndeshje të fort e parashikon këtë duel ish lojtari i dy skudrave Vllaznisë ashtu edhe i Teutës Alsid Tafili
“Normalisht që është një përballje e fortë. Teuta ka një trajner që e njeh mjaft mirë ambjentin shkodran. Nga ana tjetër Vllaznia nuk duhet të gabojë në këtë ndeshje, sepse duhet të kërkojë vazhdimësinë. Duhet të jetë gjithmonë afër kreut. Siç po shikohet, Partizani dhe Vllaznia po luftojnë për vendin e parë”
Megjithëse e quan problem mungesën e Krymit në këtë takim, Tafili shpreson tek kontigjenti i Vllaznisë që mund ta zëvendësojë.
“Krymi është një lider në skuadër, tashmë dihet, jep një energji tjetër. Kur nuk ka luajtur, është ndjerë mungesa e tij. Në këtë sezon kemi shumë mesfushorë në skuadër, të shpresojmë që ai që do e zëvendësojë të bëjë po aq mirë sa Krymi”.
Ish-mefushori i Vllaznisë beson tek fitorja e kuqebluve por kërkon që skuadra të mos e nënvlersojë kundërshtarin.
“Vllaznia, po e vlerësoj maksimalisht ndeshjen, mendoj se do jetë një fitore e lehtë. Po ndodhi e kundërta, po shfaqën nënvlerësim, do ndërlikohet shumë”.
Vllaznia - Teuta është një ndër dulelet më interesante të kësaj jave ndërsa rivaliteti i tyre ndër vite ka dhuruar emocione për sportdashësit .