RTSH Sport Live

Vlorë, prezantohet projekti “Flamurtari”

  • 06/05/2023
  • |
  • Evente Sportive
Vlorë, prezantohet projekti “Flamurtari”
Rama dhe Duka vendosin theksi te investimet që janë bërë në infrastrukturë

Në Vlorë u zhvilua edhe ndalesa e fundit e turit të tre qyteteve për rindovimin e infrastrukturave sportive. Pas Korçës dhe Durrësit, sot ishte radha e qytetit jugor ky kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF, Armand Duka folën gjatë për këtë projekt dhe pritshmëritë që kanë nga zhvillimi i infrastrukturës sportive në vendin tonë. Rama qartësoi vizionin që ka qeveria e tij për sportin duke vënë theksin edhe një herë në risinë e hapjes së një akademie ndërkombëtare por edhe ambicjen për organizimin e një evenimenti të UEFA-s.

Në krahun tjetër, Armand Duka shtoi se puna e bërë në aspektin infrastrukturor e ka rritur ndjeshëm nivelin e futbollit në vendin tonë gjatë viteve të fundit.

Tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si finaliste, FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) prezantuan idetë e shndërrimit të tij, jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike.