RTSH Sport Live

Volejboll/Shqipëria, gati për fazën eliminatore

  • 11/01/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Volejboll/Shqipëria, gati për fazën eliminatore
Kombëtarja e Nën-17-vjeçareve, përballë Turqisë, Serbisë, Rumanisë, Greqinë dhe Bullgarisë

Kombëtarja kuqezi e volejbollit për Nën-17-vjeçaret ka udhëtuar të martën në mëngjes drejt Turqisë, atje ku ka mbërritur në mesditë. Siç dihet vajzat kuqezi do të marrin pjesë në Eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe, që këtë edicion do të zhvillohet mbi baza rajonale. Prej mëse dy javësh, Kombëtarja kuqezi e vajzave, nën drejtimin e trajneres Amarilda Prenga-Sijoni ka vijuar me përgatitjet, duke u stërvitur në kryeqytet, kryesisht në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në parkun  për pjesëmarrjen e saj në Eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe.

Duke folur posaçërisht për RTSH Sport para nisjes për në Turqi, trajnerja kuqezi e pati cilësuar si mjaft të rëndësishëm rikthimi në arenën ndërkombëtare edhe me moshat e rrjetës, duke shtuar se ishte modeste në pritshmëritë e saj. Prandaj, 39-vjeçarja ka kërkuar nga lojtaret e saj që ta shfrytëzojnë këtë përvojë dhe të mësojnë sa më tepër.

Ndonëse fillimisht 7 ekipet e rajonit do të ndaheshin në dy grupe, tërheqja e Malit të Zi bëri që formula e garës të ndryshojë dhe tashmë është vetëm një grup i vetëm i përbërë nga skuadra. Kështu, Kombëtarja kuqezi e volejbollit për Nën-17-vjeçaret do të përballet me Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Turqi në datat 12, 13, 14, 15 dhe 16 janar 2022.

Shqipëria do ta nisë me përballjen me përfaqësuesen vendase, atë turke, për të vijuar më pas me Serbinë, me Rumaninë, me Greqinë dhe për ta mbyllur me Bullgarinë.