RTSH Sport Live

Wolfsburg dhe Dortmund humbasin, Bayern arratiset

  • 26/09/2021
  • |
  • Gjermani
Wolfsburg dhe Dortmund humbasin, Bayern arratiset
Ujqërit janë mundur 3-1 në fushën e Hofenheim, 1-0 është humbja e Dortmund në Mönchengladbach

Java e gjashtë e Bundesligës i jep kryesimin Bayern-it: Wolfsburg mundet 3-1 në Hoffenheim, që me Kramaric, Baumgartner dhe Kaderabek përmbys përparësinë fillestare të Baku. Ujqërit rrëshqasin në -3 nga bavarezët dhe vuajnë presionin e Leverkusen, i cili mundi Mainz 1-0 falë Wirtz. Borussia Dortmund bie, pa yjet Haaland dhe Reus, e mposhtur 1-0 nga Mönchengladbach. Leipzig shpërthen: 6-0 ndaj Hertha Berlin.