RTSH Sport Live

Wolfsburg e ekzagjeron, Freiburg shembet, Eintracht në vend të dytë

  • 21/01/2023
  • |
  • Gjermani
Wolfsburg e ekzagjeron, Freiburg shembet, Eintracht në vend të dytë
Rezutat tenistik i pësuar nga skuadra e Streich, Eintracht mundi 3-0 Schalken

Raundi i javës së 16-të i Bundesligës i dha Eintracht-it sukses të madh, duke mposhtur 3-0 Schalke 04 në shtëpi me golat e Lindstrom (22'), Borre (84') dhe Buta (91'), duke u bashkuar me Freiburgun në vendin e dytë. Një pasdite për t'u harruar për Freiburg, që pëson një humbje të rëndë 6-0 ndaj Wolfsburgut . Sfida u zhbllokua menjëherë, Wimmer që në minutën e dytë e dërgoi topin në rrjetë. Wind me dopietën e tij(28’ dhe 37’) bëri që pjesa e parë të mbyllet 3-0. Në pjesën e dytë shënuan dhe Gerhardt  56’, Baku 80’ dhe Waldschmidt 90’(me penallti).

Freiburg kështu e sheh veten të kapur nga kuqezinjtë dhe Union Berlin, të cilët mundën 3-1 Hoffenheim.  Pas penalltisë së humbur për vendasit nga Pefok në minutën e 25-të, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 43-të me Bebou. Në pjesën e dytë dopieta e Doekhi(73’ dhe 89’) përmbysi situatën, ndërsa Leweling 90’+6 mbylli të gjitha llogaritë. Shtutgarti dhe Mainz barazuan 1-1, Hertha humbet, 3-1 në shtëpinë e Bochum.