Europa League në ndeshjet e fundit në grupe do të jetë edhe për gjyqtarët ndërkombëtar të futbollit shqiptar.
Kështu Juxhin Xhaja të enjten në ora 18:45 do të jetë në ndeshjen e grupit H, Karabag – Haken, ndërsa do të ketë për asistentë Dojando Myftarin dhe Rejdi Avdon, teksa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Xhaja në sistemin VAR do të ketë si ndihmës italianët Luka Paireto dhe Valerio Marini. E vëzhgues do të jetë maltezi Alan Mario Sant, kurse delegat i UEFA-s do të jetë gjeorgjiani Vaktang Bzikadze. Për më tepër Xhaja do të arbitrojë dhe Redon Xhixhën, që është pjesë e Karabag.
Ndërkohë Enea Jorgji do të jetë kryesor në ndeshjen e grupit D, të enjten në ora 21:00, Rakov – Atalanta. Asistentë të Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, kurse gjyqtar i katërt Florian Lata. Në sistemin VAR spanjollët Karlos del Çerro Grandeh dhe Guilermo Kunja Fernandez. Vëzhgues i Jorgjit, sllovaku Ruzbarski, kurse delegat i UEFA-s, Florin Prunea. Nuk është hera e parë që Xhaja e Jorgji janë në ndeshjet e Kupave të Europës, kurse ky është vlerësim për “bilbilat” shqiptarë.