RTSH Sport Live

Xhaka: Të dielën mund të bëjmë historinë!

  • 12/04/2024
  • |
  • Gjermani
Xhaka: Të dielën mund të bëjmë historinë!

Pas fitores përballë Uest Hemit, Granit Xhaka është ndalur përpara gazetarëve për të komentuar ndeshjen e mirë të bërë nga Leverkusen.

Por euforia e suksesit në Europa League ka zgjatur pak pasi të dielën Leverkusen sfidon Verder Bremenin dhe nëse merr të njëjtin rezultat me rivalët (Bajerni i Mynihut ndeshet me Këlnin ndërsa Shtutgarti me Frankfurtin) atëherë “Aspirinat” do të sigurojnë titullin kampion, i cili do të jetë i pari në historinë e klubit.

“Mendoj se suksesin me Uest Hem duhet ta harrojmë shpejt dhe të fokusohemi në kampionat. Të dielën e dimë se mund të bëjmë historinë nëse fitojmë”, tha Xhaka.