RTSH Sport Live

Pas më shumë se një dekade, Bayerni mbyll sezonin pa trofe

  • 09/05/2024
  • |
  • Gjermani
Pas më shumë se një dekade, Bayerni mbyll sezonin pa trofe

Sezoni i hidhur, shumë i hidhur për Bayernin e Mynihut dhe tifozët e tij. Skuadra bavareze nuk arriti të fitojë një trofe për herë të parë që nga sezoni 2011-2012.

Bayerni zë vendin e dytë në Bundesligë (titullin e ka fituar Leverkusen), si dhe u eliminua nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë këtë sezon.

Kane dhe shokët e tij të skuadrës u eliminuan nga Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe nga modestët e Saarbrucken (kategoria e tretë gjermane) në Kupën e Gjermanisë.

Pas 11 kampionateve të fituari radhazi, Bayerni detyrohet ti lëshojë fronin Leverkusenit në Bundesligë.