RTSH Sport Live

Zyrtare, Tuhel lajmëron largimin nga Bajerni

  • 17/05/2024
  • |
  • Gjermani
Zyrtare, Tuhel lajmëron largimin nga Bajerni

“Kjo do të jetë konferenca ime e fundit në rrugën Zebener. Me drejtuesit e Bajernit kemi biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, por nuk kemi gjetur një akord kështu mbetet në fuqi vendimi i shkurtit ku u vendos që rrugët tona të ndaheshin në qershor të këtij viti”.

Në vigjilje të ndeshjes mes Hofenhaimit dhe Bajernit, Tomas Tuhel ka lajmëruar se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Bajernit.

“Ndihem keq pasi nuk do të përshëndes më në mëngjes rreth 60-70 persona, të cilët i takoja ç’do ditë. Nuk më pëlqejnë lamtumirat”, tha Tuhel.