RTSH Sport Live

Xhaxhai i Rubiales akuza të rënda për nipin: Seksist, racist dhe autoritar

  • 04/04/2024
  • |
  • Të tjera
Xhaxhai i Rubiales akuza të rënda për nipin: Seksist, racist dhe autoritar

Kësaj here akuzat për Luis Rubialesin, ish-kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, vijnë nga një peson i afërt.   

Pikërisht Luis Rubiales Lopez ka akuzuar si “seksist, autoritar dhe herë herë edhe racist”, nipin e tij gjatë një interviste për televioznin “Telecinco” në emisionin “La Mirada Crítica “.

“Nipi im është një gënjeshtar i lindur. Ka ambicie të jashtëzakonshme. Është një njeri i gërryer nga dëshira për para dhe luks. Është një person i fiksuar pas pushtetit, pushtetit në eros dhe do që të ndihet si ‘numri një’. Ai është i fiksuar pas darkave të shtrenjta, udhëtimeve të bukura dhe seksit. Ka nevojë për ndihmë”, tha xhaxhai i ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Huan Luis Ruabiales tregon se ka qenë pikëirsht nipi i tij, ai që e emëroi dhe më pas e shkarkoi nga detyra (shef stafi) që mbulonte në Federatën Spanjolle të Futbollit.