RTSH Sport Live

Xhokoviç ndahet nga trajneri pas 6 vitesh bashkëpunim

  • 27/03/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Xhokoviç ndahet nga trajneri pas 6 vitesh bashkëpunim

Goran Ivaniseviç nuk do të jetë më trajneri i Novak Xhokoviç. Numri një i botës dha lajmin në profiling e tij në Instagram ku lexohej: “Unë dhe Gorani, pak ditë më parë, kemi vendosur që të mos punojmë më bashkë. Kimia mes nesh në fushë ka patur ulje dhe ngritjet e veta, por miqësia jonë ka qenë solide si një gur”.

Ivaniseviç ka qenë trajner i Xhokoviç  që nga viti 2018 dhe ka ndihmuar atletin serb në fitoren e 12 turneve Grand Slam.