RTSH Sport Live

Zbulimi i pabesueshëm i Xavi: E urrej himnin e Champions League

  • 16/02/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Zbulimi i pabesueshëm i Xavi: E urrej himnin e Champions League
Trajneri i Barcelonës nuk mund të gjejë paqe pas ‘rënies’ në Europa League

Sharmi i himnit të Champions League magjeps shumë lojtarë dhe trajnerë: njëri prej tyre, Erling Haaland, madje e përdor atë si një orë alarmi për të nisur ditën e tij. Një himn ikonik, të cilin shumë e vlerësojnë, por jo të gjithë, përfshirë Xavi, menaxherin e Barcelonës. Trajneri i Blaugrana, i 'dënuar' me Barcelonën 'e tij' në Ligën e Evropës pas përfundimit në vendin e tretë në grupin C të Champions, do të sfidojë Manchester United në Camp Nou në ndeshjen e parë të play-off, për një biletë për në fazën e 16-shes të kompeticionit të dytë të klubeve në Evropë. Një sfidë që sidoqoftë duket si një natë e madhe evropiane. Nata e Champions League...

Një prag të kësaj sfide, megjithatë, Xavi nuk harron eliminimin e dhimbshëm në Champions. "Më zemëron ende duke dëgjuar himnin e Champions League nga shtëpia. Për historinë dhe madhështinë, ne duhet të jemi atje”, tha trajneri i katalanasve në konferencën për shtyp para ndeshjes. Më pas shtoi, duke iu referuar Manchester United: "Ne po kthehemi. Mendoj se të dyja skuadrat meritojnë të jenë në Champions, por ky është realiteti ynë dhe ne duhet të përballemi me të".