RTSH Sport Live

Zelimkan Abakarov, i argjendtë në Konia

  • 11/08/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Zelimkan Abakarov, i argjendtë në Konia
Shqipëria merr medaljen e parë në Lojërat e Solidaritetit Islamik

Shqipëria ka marrë medaljen e parë në Lojërat e Solidaritetit Islamik, që janë duke u zhvilluar në Konia të Turqisë. Dhe ashtu sikurse pritej gjithçka ka ardhur nga mundja, atje ku Zelimkan Abakarov ishte i argjendtë në peshën deri në 65 kilogram. Në raundin çerekfinal, Abakarov fitoi 10-0 me kundërshtarin nga Kazakistani. Në gjysmëfinale eleminon kundërshtarin nga Turkmenistani dhe në finale bie ndaj kampionit olimpik, azerbajxhanasit Aliev. Megjithatë, edhe duke qenë i artë në Lojërat Mesdhetare në Oran, kjo medalje e argjendtë e Abakarov tregon formën e tij të mirë sportive çka premton për të ardhmen e sportit të tapetit.

Sakaq në atletikë, Elisa Myrtollari ka konkurruar në 200 metra, ndërsa ka zënë vendin e gjashtë në baterinë e katërt kualifikuese me kohën 25”60. Po kështu ka përfunduar konkurrimin e tij në taekuondo dhe Orseld Shkalla, i cili fitoi fillimisht me sportistin nga Çadi, Kulnoxhi, e më pas u mund nga kundërshtari nga Azerbajxhani, Agajev.

Tanimë pritet edhe një tjetër medalje për Shqipërinë në Lojërat e Solidaritetit Islamik, përsëri nga mundja, por këtë herë me Islam Dudaev.