Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka mbajtur në Shkodër, Asamblenë Zgjedhore, për zgjedhjen e Presidentit dhe të Bordit Drejtues.
I pranishëm në këtë Asamble, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, e nisi fjalimin e tij me një urim për rithemelimin e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes, pak javë më parë dhe ku President u zgjodh me vota unanime, z. Elez Gjozaj, ndërsa vlerësoi arritjet që ka shënuar Federata e Peshëngritjes.
I pranishëm në këtë Asamble ishte edhe përfaqësuesi i Federatës Europiane të Peshëngritjes, z. Astrit Hasani.
Në procesin e zgjedhjes së Presidentit, z. Elez Gjoza, arriti të merrte 15 vota, duke u rikonfirmuar në postin e Presidentit, ndërsa kandidati tjetër, z. Asim Belinova, mori vetëm 1 votë.
Gjithashtu nga këtë Asamble u zgjodh dhe Bordi i ri Drejtues me anëtarë: Artur Lagja, Leonard Toska, Asim Belinova, Arben Qafa, Endri Karina dhe Ilir Topuzi