Novak Djokovic nuk do të luajë në finalet e ATP-së. Kampioni në fuqi njoftoi tërheqjen nga turneu prestigjioz i tenisit përmes një “story” në Instagram:
“Është një nder i madh të kualifikohesh në finalen e ATP-së në Torino. Mezi prisja të isha atje, por për shkak të një dëmtimi që vazhdon, u dorëzova. Nuk do të mund të luaj javën tjetër, u uroj të gjithë lojtarëve një turne të mrekullueshëm”, shkruan serbi.
Djokovic ishte i gjashti në garë, një hap larg kualifikimit matematikor për turneun të cilin e ka fituar shtatë herë në karrierën e tij.
Prania e Djokovic në Torino ishte në dyshim ditët e fundit, pasi serbi ishte tërhequr nga Masters 1000 në Paris-Bercy pas finales në Shangai dhe Six Kings Slam.