RTSH Sport Live

Zyrtare: Daniele De Rossi bind Romën, rinovon deri në vitin 2027

  • 25/06/2024
  • |
  • Itali
Zyrtare: Daniele De Rossi bind Romën, rinovon deri në vitin 2027

Daniele De Rossi ka nënshkruar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Romën deri në vitin 2027. “Roma është e kënaqur të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Daniele De Rossi si trajner i ekipit të parë deri në vitin 2027”, shpjegon klubi verdhekuq me anë të një njoftimi zyrtar.

“I ulur në stol më 16 janar 2024, Daniele udhëhoqi grupin verdhekuq në 26 ndeshje zyrtare, 18 në kampionat dhe 8 në Europa League deri në gjysmëfinale. Përpara ndeshjes së dytë të çerekfinales së Europa League,- pronarët Friedkin - kishin njoftuar dëshirën për të vazhduar me De Rossin.