RTSH Sport Live

Zyrtare: Franco Foda është trajneri i ri i kombëtares së Kosovës

  • 17/02/2024
  • |
  • Kosova
Zyrtare: Franco Foda është trajneri i ri i kombëtares së Kosovës

Tashmë nuk ka më dyshime: Franco Foda është trajneri i ri i kombëtares së Kosovës. Drejtuesit e Federatës kanë zgjedhur një ditë të veçantë si kjo e sotmja, që përkon me 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë për të prezantuar trajnerin e ri.

Foda do të marrë vendin e lënë bosh nga Primozh Gliha, që u shkarkua në fund të vitit të kaluar nga detyra e tij.

Gjermani është i papunë që nga shtatori i vitit 2022, pas një periudhe të shkurtër të kaluar tek Zurich. 57-vjeçari më herë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Austrisë.