RTSH Sport Live

Zyrtare, “Ibra” i Bajernit zgjedh Kosovën

  • 01/04/2024
  • |
  • Kosova
Zyrtare, “Ibra” i Bajernit zgjedh Kosovën

Federata Kosovare e Futbollit ka bërë me dije sot se Arijon Ibrahimoviç (Arijon Ibrahimi) po finalizon procedurat për të marrë nënshtetësinë kosovare.

Me këtë njoftim FKF ka treguar se vizita e talentit në Prizren fundjavën e kaluar nuk ka qenë vetëm për të kaluar kohën e lirë.  

Talenti i Bajernit të Mynihut, i cili ka lindur në Nyrnberg më 11 dhjetor të 2005-ës, aktivizohet si sulmues i majtë në ekipin e Frozinones ku është huazuar deri në fund të sezonit.    

Federata Kosovare e Futbollit ka shfaqur interes në drejtim të 18-vjeçarit prej kohësh, por vetëm tani duket se të dy palët po bëjnë maksimumin që gjithçka të përfundojë me sukses.

Këtë sezon “Ibra” i Kosovës ka marrë pjesë në 14 takime të Frozinones në Serinë A duke shënuar 1 gol si dhe shërbyer një asist.