RTSH Sport Live

Zyrtare: Një tjetër Thuram vesh fanellën e Juventusit

  • 10/07/2024
  • |
  • Itali
Zyrtare: Një tjetër Thuram vesh fanellën e Juventusit

Khephren Thuram është lojtari më i ri i Juventusit. Njoftimi nga klubi i Juventusit mbërrin në kanalet zyrtare:

“Është zyrtar transferimi i përhershëm te Juventusi i Khéphren Thuram nga OGC Nice: mesfushori i lindur në 2001 ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2029”.

Një blerje e rëndësishme për skuadrën bardhezi, e cila e ndiqte prej disa kohësh mesfushorin francez. Operacioni sjell 20 milionë euro plus 5 milionë bonuse në arkën e Nice. Pas 23 vitesh, një tjetër Thuram do të veshë fanellën e Juves.