RTSH Sport Live

Zyrtare, Siner bëhet numri 1 në botë

  • 05/06/2024
  • |
  • Të tjera
Zyrtare, Siner bëhet numri 1 në botë
Xhokoviç tërhiqet nga Roland Garro, italiani merr kreun e ATP

E bujshme në Roland Garros. Novak Djokovic largohet nga Grand Slami francez. 37-vjeçari serb ishte i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë për shkak të një problemi në gju. Tërheqja e Xhokoviçit nga Roland Garro i hapi rrugën Janik Sinerit për t’u bërë numri 1 në botë. Kjo gjë në fakt do të zyrtarizohet në fund të kësaj jave, por tashmë është e sigurtë. Në sportin e tenisit nis një erë e re. Për herë të parë në krye të tenisit botëror është një italian. Një ditë historike për tenisin italian dhe për Sinerin, që e nisi ngjitjen në renditjen botërore të këtij sporti pikërisht në 12 shkurt 2018, kur ishte vetëm 16 vjeç. Atëherë fitoi turneun e parë Atp, duke shkruar për herë të parë emrin e tij në renditjen botërore, në vendin e 1592. Rrugëtimi i tij erdhi vetëm në ngjitje, duke fituar me radhë trofe pas trofesh. E për të ardhur në mbrëmjen historike të 4 qershorit, kur pas tërheqjes nga Roland Garros, të Xhokoviçit për shkak dëmtimi, janik Sinner është numri 1 në renditjen botërore. Në 6 vjet karrierë, djaloshi Siner u bë ai që tenisi italian e kishte ëndërruar gjithnjë. I kualifikuar tashmë në gjysmëfinalen e turneut francez, italiani do të ketë përballë Carlos Alcaraz, një tjetër kundërshtar tepër të vështirë. Spanjolli mundi në çerekfinale në tre sete, Stefanos Tsitsipas.