RTSH Sport Live

“Arena” sërish vikimë...

  • 18/05/2023
  • |
  • Futboll Vendi
“Arena” sërish vikimë...
Stola të thyer në të dy sektorët pas derbit të Tiranës

Policia por edhe organizatorët e ndeshjes derbi këtë herë kishin marrë masa më të rrepta për të evituar incidentet gjatë sfidës më të luftuar të futbollit shqiptar. Eksperienca e viteve të fundit ka bërë që forcat e sigurisë të mësojnë nga gabimet e së shkuarës dhe kështu ndodhi këtë herë kur masat ekstreme u reflektuan në një stadium pothuajse të mbushur nga dy tifozeri që nuk dallohen për korrektësinë apo vetëpërmbajtjen.

Nëse në tre ndeshjet e para derbi të sezonit, dëmet ishin të konsiderueshme dhe ato u detyruan t’i paguanin klubet nga buxheti i tyre, këtëë herë Tirana dhe Partizani mund të fërkojnë duart pasi vendimi i Disiplinës mund të jetë më pak rëndues në buxhetin e të dyja skuadrave.

Kamera e RTSH Sport sjell disa pamje ekskluzive. Edhe pse stolat e thyer nga derbi i marsit nuk ishin zëvendësuar plotësisht, të tjera janë thyer. Nuk ka ende shifra zyrtare për dëmet në stadium ndërsa në të dyja krahët mund të jenë shkatërruar rreth 200 të tillë. Gjatë gjithë ndeshjes, në sektorin jugor, tifozët e kuq u treguan më të përmbajtur duke shkaktuar më pak dëme se herët e tjera por gjithsesi pamjet tregojnë qartë se sërish dëmrt janë të konsiderueshme.

Nuk ndryshon aspak panorama as në sektorin e bardhebluve që gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes hodhën sende të ndryshme në fushë por intensiteti u rritt kur pranë tyre ishte pozicionuar portieri i partizanit, Rexhepi. Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes punonjësit e stadiumit kanë nsur pastrimin e shkallëve por shënjat mbeten dhe ato janë të qarta në barkun e stadiumit kombëtar.