RTSH Sport Live

Dalin në shitje biletat e derbit Tirana-Partizani

  • 25/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Dalin në shitje biletat e derbit Tirana-Partizani

Të dielën në orën 19:00 në “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Klubi bardheblu njofton se kanë dalë në shitje biletat për këtë supersfidë.

“Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës.

Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.