RTSH Sport Live

Qatip Osmani largohet nga drejtimi i Vllaznisë

  • 25/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Qatip Osmani largohet nga drejtimi i Vllaznisë
Trajneri Osmani largohet nga drejtimi i kuqebluve pas eliminimit nga Kupa

Qatip Osmani nuk është më trajner i Vllaznisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi posaçërisht për Rrjetin e RTSH-së. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, në përballjen e dyfishtë me Egnatian në gjysmëfinale, duket se ka rezultuar fatale për trajnerin e lindur në Kroaci, me banim në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Osmani mbërriti te kuqeblutë duke zëvendësuar Migen Memellin. Nën drejtimin e tij skuadra, pas një nisje të ngadaltë, mori një tjetër hov duke arritur majat në klasifikim, aktualisht ndodhet në vendin e dytë në klasifikim me 52 pikë.

Gjithsesi, eliminimi nga Kupa, pas 120 minutave të luajtura në “Loro Boriçi” përballë Egnatias solli edhe vendimin ekstrem. Pas humbjes 0-1 në Rrogozhinë, në “Loro Boriçi” në 90 minuta, Vllaznia arriti të fitojë 1-0, por në shtesë erdhi goli i Egnatias, që vulosi eliminimin e Vllaznisë, por mesa duket edhe largimin e Osmanit.  

Njoftimi i klubit:

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐝𝐚𝐬𝐡ë𝐬 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐫ë𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐐𝐚𝐭𝐢𝐩 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐳ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐯𝐨𝐫𝐞𝐤𝐚. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐭ë 𝐦ë𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞!