RTSH Sport Live

“Copa America”, Argjentina kualifikohet në çerefinale pas fitores me Kilin

  • 26/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
“Copa America”, Argjentina kualifikohet në çerefinale pas fitores me Kilin

Argjentina nuk gabon dhe me fitoren minimale përballë Kilit, e cila është e dyta në po kaq takime në “Copa America”, siguron kualifikimin për në raundin tjetër.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 88’, me Lautaro Martinez që u dha fitoren kampionëve të botës. Pas kësaj përballjeje Kili renditet në vend të tretë të Grupit A me një pikë, teksa Argjentina kryeson me 6.

Po mbrëmë luajti edhe Kanadaja, e cila siguroi fitoren e parë në “Copa America 2024” përballë Perusë. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 0-1, me Perunë që në minutën e 59’ mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Araujo u ndëshkua me karton të kuq. Kanadezët e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe në minutën e 74’ Xhonatan David i dha avantazhin Kanadasë.

Pas këtij takimi Peruja renditet në vend të fundit me një pike ndërsa amerikano-veriorët në vend të dytë me tre pikë.