RTSH Sport Live

“Julian Alvarez është djali i Messit”, teoria absurde që qarkullon në rrjetet sociale, ka prova

  • 29/12/2022
  • |
  • Gosip
“Julian Alvarez është djali i Messit”, teoria absurde që qarkullon në rrjetet sociale, ka prova
Një përdorues i Tik Tok ka ndarë disa "prova" se sulmuesi i Manchester City "është në të vërtetë Mateo Messi", djali i kapitenit të Albiceleste...

Nga deliri në rrugë për të festuar fitimin e Botërorit të tretë, tek ai përmes rrjeteve sociale. Gëzimi i çmendur në Argjentinë është ende larg qetësimit.

Në këto orë festimesh, ka nisur të qarkullojë edhe një teori absurde sipas së cilës Julian Alvarez është “djali i Lionel Messit”. Një përdorues i Tik Tok (@esportpool), në fakt, ka filluar të ndajë prova në lidhje me faktin se Julian Alvarez është në të vërtetë "Mateo Messi, djali i dytë i Leo dhe Antonela Roccuzzo, dhe se qëllimi i tij ishte të ndihmonte babain e tij të fitonte Kupën e Botes".

Gjithçka buron nga fotoja e famshme e bërë si djalë nga vetë Alvarez, i përqafuar nga idhulli i tij absolut, pikërisht “Pulce”. Të mendosh se Julian është, në realitet, Mateo Messi është diçka që të ngjall shumë më tepër se një të qeshur, por kjo jep figurën e ekzaltimit të pranishëm në Argjentinë këto ditë...