RTSH Sport Live

“Masfichajes” informon mbi interesin e Realit për Edon Zhegrovën

  • 31/03/2024
  • |
  • Kosova
“Masfichajes” informon  mbi interesin e Realit  për Edon Zhegrovën

Me paraqitjen e bërë kundër Lonsit, Edon Zhegrova duket se ka tërhequr vëmendjen e një klubi të madh si Reali i Madridit. Portali, I cili njofton këtë interes është “Masfichajes”.

“Edhe pse nuk kemi të bëjmë me prioritetin numër një në merkaton e verës, paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve teknikt të Real Madridit, të cilët shohin tek ai një talent me një të ardhme të madhe përpara”, shkruan portali spanjoll.

“Talenti dhe rinia e tij e kthejnë atë në një opsion tërheqës për një klub që kërkon gjithmonë lojtarë premtues. Vetëm koha do të tregojë nëse Zhegrova do të bëhet galaktiku i radhës në ‘Santiago Bernabeu’”, përfundon portal iberik.

Në 39 ndeshje zyrtare me Lilë, Zhegrova ka kontribuar në 20 gola, duke shënuar 11 e duke përgatitur nëntë të tjerë.