RTSH Sport Live

"Paris 2024", jo vetëm rekorde, por edhe kuriozitete

  • 12/08/2024
  • |
  • Paris 2024
"Paris 2024", jo vetëm rekorde, por edhe kuriozitete

“Paris 2024” nuk do të futet në histori vetëm për vendet e mrekullueshme ku u mbajtën disiplinat e ndryshme, por edhe për rekordet apo kuriozitet lidhur me eventin e mbajtur në kryeqytetin e Francës.

Kurizitetet sportive:

  • 19 ditë me sfida
  • 32 sporte/48 disiplina
  • 35 vende ku u mbajtën garat
  • 4 sporte të shtuar me kërkesë nga Komiteti Organizator i “Paris 2024”: skateboard, ngjitje malore, sërf dhe kërcim sportiv (breaking)
  • 329 evente për medalje
  • 5084 medalje të prodhuara, secila kishte  18gr. hekur të Kullës Eifel
  • 20 evente ku u shpërndanë medalje pas garave ku merrnin pjesë meshkuj dhe femrat së bashku
  • 125 Rekorde Olimpik të thyer në 10 disiplina të ndryshme
  • 32 Rekorde Botëror në 8 disiplina të ndrsyhme
  • 91 atletë/e të rregjistruar si neutralë apo që i përkisnin skuadrës Olimpike të Refugjatëve fituan medalje
  • 4 Komitete fituan medaljen e parë historike. Mes tyre edhe Shqipëria me Chermen Valiev

Kuriozitete mbi tifozët:

  • Janë shitur 9.5 mln bileta prej 10 mln biletave në hedhura në treg
  • Gati një milionë njerëz u mblodhën në rrugët e qytetit për të ndjekur dy garat me biçikleta të mbajtura më 3 dhe 4 gusht