Edicioni i 33-të i Lojrave Olimpike mund të futet në historinë e olimpiadave jo vetëm për rekordet e rinj të vendosur, por edhe për numrin e lartë të trajnereve femra.
Faqja zyrtare “Olympics.com” ka listuar disa trajnere, të cilat me prezencën e tyre kanë ndikuar në lojën e atletëve në aksion.
Emilie Bydwell bëri historinë pasi është e para trajnere e një ekipi të regbisë me shtatë lojtarë. Ajo udhëhoqi ekipin e SHBA-ve të femrave drejtë medaljes së bronztë në këtë komepticion, e para për këtë shtet në këtë disiplinë.
Për tu vlerësuar është edhe Cecile Landi, e cila stërvit gjimnasten Simone Biles, e cila i dhuroi tre të arta SHBA-ve.
Histori ka bërë edhe trajnerja britanike Jane Figuerido e cila ka udhëhequr meshkujt drejtë suksesit pasi notarët Tom Daley dhe Noah Williams morën medalje për Britaninë e Madhe. Ndërsa Mel Marshall përgatiti Adam Peaty drejtë medaljes së argjendtë në 100m stil bretkosë.