RTSH Sport Live

“Paris 2024”, uniformat e Mongolisë kanë bërë xhiron e internetit

  • 21/07/2024
  • |
  • Sporte të tjera
“Paris 2024”, uniformat e Mongolisë kanë bërë xhiron e internetit
Do të përdoren gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit më 26 korrik,

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, uniformat e Mongolisë për Lojërat kanë bërë xhiron e internetit. Të krijuara nga marka e modës Michel&Amazonka, integrojnë motive tradicionale etnike dhe kulturore me teknikat moderne.

Ato do të përdoren gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit më 26 korrik, por ndërkohë tashmë kanë arritur sukses të madh në rrjetet sociale me përdoruesit që i kanë miratuar njëzëri.

Uniformat u projektuan në një kohë shumë të shkurtër, siç shpjegoi Batbaatar Munkhbaya, drejtor dhe menaxher i përgjithshëm i ateliesë, në një intervistë për GQ: "Ne nuk u zgjodhëm. Pastaj befas, në shkurt, Komiteti Olimpik na kërkoi të bashkëpunojmë, sepse kompania e mëparshme e kishte anuluar marrëveshjen. Kishim vetëm 3 muaj për të përfunduar punën”.

“Frymëzimi vjen nga Naadam”, shpjegoi Batbaatar Munkhbaya. "Festivali Naadam është diçka e ngjashme me Olimpiadën: një ngjarje e madhe që zhvillohet në Mongoli në korrik, ku njerëzit vishen për ceremoninë e hapjes”.